Olga Grigorieva, një 24-vjeçare nga Bjellorusia, ka zgjedhur që prej katër vitesh e gjysmë të jetojë në Kosovë, ku është marrë me biznes dhe krijimin e përmbajtjeve në rrjetet sociale.
Ajo tregoi se vendimin për t’u larguar nga Bjellorusia e mori pas problemeve politike dhe ekonomike. Pas vizitave në disa vende, përfshirë Shqipërinë, Olga zgjodhi Kosovën, ku thotë se gjeti qetësinë dhe një mjedis ku u ndje mirë, dhe jo vetëm.
“Nëse krejt puna shkon mirë, unë jetoj këtu…Jam këtu shumë e qetë, shumë e kënaqur dhe, nëse gjithçka shkon mirë, dua edhe të krijoj familje këtu”, tha ajo në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
The post Bjellorusja befason me gjuhën shqipe: Në Kosovë dua të krijoj familje appeared first on Veriu.info.
