Brikena dhe Mateo duket se po afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke treguar një anë të re të marrëdhënies së tyre që nuk ishte parë më herët.

Dyshja janë parë duke kaluar kohë së bashku në oborr, ku për herë të parë u panë teksa mbanin duart me njëri-tjetrin, një gjest që deri tani mungonte mes tyre.

Në ditët e para, Brikena kishte treguar një qëndrim më të rezervuar dhe nuk i kishte lënë shumë hapësirë Mateos për afrimitet, por situata duket se ka ndryshuar.

Gjatë këtij momenti të veçantë, Brikena shihej me një kapele që i mbulonte pjesërisht fytyrën, ndërsa bisedonte qetësisht me Mateon, duke krijuar një atmosferë intime mes tyre.

Në një çast, Mateo e surprizoi banoren duke i kafshuar lehtë gishtin, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Brikena, e cila e pyeti me habi: “Çfarë po i bën gishtave të mi?”.

 

The post Brikena dhe Mateo të afërt me njëri-tjetrin, ky i fundit i kafshon gishtin banores appeared first on Veriu.info.