Dalin pamjet nga studio e “BBVK3”, kështu do të duket.

Prej kohësh përflitej se autorja Olsa Muhameti do të largohej nga “Përputhen” për t’iu bashkuar stafit të “Big Brother VIP Kosova” — dhe kështu ndodhi.

Disa ditë më parë, faqja zyrtare e programit në Instagram konfirmoi nëpërmjet një postimi në Instagram Olsa Muhametin si producente ekzekutive.

Ndërsa sot, Muhameti ka publikuar edhe një foto ku shihet në studion e reality show-t që pritet të nisë shumë shpejt (përflitet brenda muajit nëntor).“Ja ndiej vibe-n edhe me drita fikur” shkruan Olsa. Ndërkohë pas saj shihet studio dhe karriget ku do të ulen opinionistët e këtij sezoni.