Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Dea Mishel, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas një veprimi që ka ngjallur dyshime të forta për jetën e saj sentimentale.
Në disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Dea shfaqet duke shijuar atmosferën e një koncerti në shoqërinë e një mashkulli misterioz, me të cilin duket tejet e afërt dhe e relaksuar.
Gjesti i saj nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve, të cilët menjëherë kanë nisur të spekulojnë se bëhet fjalë për partnerin e saj të zemrës.

Ani pse Dea nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për një lidhje të mundshme, prezenca e vazhdueshme e këtij mashkulli pranë saj dhe momentet e përbashkëta të ndara me publikun, lënë të kuptohet se diçka më shumë se miqësi mund të ketë mes tyre.

The post Dea Mishel në lidhje dashurie? Kush është mashkulli misterioz appeared first on Veriu.info.
