Muzikanti dhe magnati i muzikës Sean “Diddy” Combs u dënua me më shumë se katër vjet burg në Shtetet e Bashkuara për shkak të fajësimit të tij në lidhje me akuza që lidhen me prostitucionin, pas një seance gjyqësore emocionale që zgjati një ditë të tërë.
Prokurorët kërkuan 11 vjet burg për Combs, por gjyqtari Arun Subramanian dha një dënim prej 50 muajsh në një gjykatë federale në New York, raporton AFP.
Avokatët e Combs kishin kërkuar që gjyqtari t’i jepte yllit të hip-hop-it, 55 vjeçar, një dënim prej 14 muajsh, që praktikisht do të konsiderohej dënim i kryer, pasi ai kishte qenë i burgosur në Brooklyn për më shumë se një vit.
Duke folur para gjykatës para se të jepte dënimin, Combs tha se ishte “me të vërtetë i penduar” për veprimet e tij dhe i kërkoi gjykatës “një shans tjetër”.
Combs u lirua nga akuza më të rënda kundër tij, trafikimi seksual dhe organizata kriminale nga një juri në korrik, por u dënua për dy akuza për transportimin e njerëzve nëpër shtete për qëllime prostitucioni./rtk