Në prag të përballjes vendimtare mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, atmosfera e entuziazmit ka përfshirë gjithë vendin, nga tifozët e deri te emrat e njohur të skenës publike.
Mes tyre është edhe këngëtarja Eni Koçi, e cila ka shprehur përkrahjen e saj përmes rrjeteve sociale.
Ajo është shfaqur me fanellën e Kosovës, ndërsa në disa fotografi pozon krah vajzës së saj duke bërë simbolin e shqiponjës.
Postimin e ka shoqëruar me fjalët: “Do fitojmë apo jo?”.

Ndërkohë, kjo mbrëmje ka një domethënie të veçantë edhe për Edon Zhegrovën, i cili feston ditëlindjen e tij të 27-të pikërisht në një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës.
The post ‘Do fitojmë apo ajo?’, Eni Koçi në mbështetje të Kosovës appeared first on Veriu.info.
