Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, është rikthyer në një intervistë muaj pas mbarimit të këtij formati.
Ai ka sqaruar të gjitha gjërat e spekulimet për të, teksa i ka dhënë përgjigje edhe disa thashethemeve.
Boksieri nga Drenica ka folur edhe për prishjen e raporteve me Sara Kolamin, me të cilën u shoqërua edhe pas BBVK.

Tregon se tani nuk flet më me të dhe kjo ndodhi për një arsye, gjë që sipas tij nuk ka qenë veprim i duhur.
“Marrëdhënie nuk është që kam me të, ia uroj gjitha të mirat Sarës dhe krejt atyre të Bigut, edhe ata që s’më kanë kuptuar. Nuk është që kam marrëdhënie me dikë”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Ka qenë një shok i mirë, edhe pas Bigut, kam pasur një shoqëri të mirë me të. Më shumë nga ana ime nuk ka pasur kurrë. Edhe jashtë jam kuptuar me të mirë, ka qenë një shok i mirë”.
“Por problemi është që doli një video që ka ndodhur shumë më herët, se di sa vite, edhe kur doli videoja më janë gjuajtur shumë njerëz se u duk sikur me tradhtu Sarën dhe Sara e shfrytëzoi atë moment dhe më hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram”.
“Ajo nuk më është dukur mirë mua se me qenë shok i mirë, nuk e kish shfrytëzuar atë moment, do e kishte bërë më herët”, përfundon mes tjerash Rama.

