Këngëtari Sabri Fejzullahu ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Nerës.
“Nera, dashnija ime. Qysh e si me ta uru ditëlindjen? Qysh me të falënderu për dashninë e ndërsjellë mes nesh?”, ka shkruar ai.
Artisti ka shprehur mirënjohje për dashurinë dhe bashkëjetesën e gjatë, duke theksuar se edhe pas 40 vitesh, gruaja e tij mbetet “dritë dhe rreze dielli” në jetën e tij.
Ai e ka përmbyllur urimin me fjalët: “Edhe 100 vite me mu e me krejt ata që të duam”.
The post “Dritë e rreze, o shpirti jem”, Sabri Fejzullahu uron me fjalë të veçanta Nerën për ditëlindje appeared first on Veriu.info.
