Dua Lipa u shfaq shumë provokuese ndërsa ndau fotografi në mediat sociale nga pushimet në Spanjë të shtunën.

Superylli i popit po vazhdo të shijojë pushimet me aktorin britanik Callum Turner.

Dua  veshi një fustan maksi të zi me dantella që i përkëdhelte figurën e saj mahnitëse, derisa fustani transparent zbulonte të brendshmet e Duas që i vishte me vetëbesim të plotë, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv

Dua pozoi edhe me një cigare dhe iu referua numrit të derës sipër saj në foto, duke shkruar në mbishkrimin e postimit: “22-shja ime me fat që më ndjek kudo”.

Fansat u dyndën në seksionin e komenteve për të lavdëruar bukuroshen brune për fotot e saj të mrekullueshme, me njërin që shkroi: ‘Një ikonë vërtet!!!!’, ndërsa një tjetër tha ‘shumë e lezetshme dhe e bukur’.

Ylli i muzikës pop aktualisht po merr rrezet e diellit në një pushim evropian me të fejuarin e saj të sapo konfirmuar, aktorin britanik Callum Turner.Në fotot e saj të fundit në Instagram, këngëtarja e hitit “Hotter Than Hell” u dha fansave një pamje të udhëtimeve të saj të mbushura me diell.

The post Dua Lipa vazhdon pushimet luksoze në Evropë, pozon shumë provokuese me fustan të zi rrjetë appeared first on Veriu.info.