Fansat mund të shohin një nga fytyrat më të dashura në filmin e fundit të “Fast & Furious”, bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo.
Vin Diesel, protagonisti i sagës me rolin e Dominic Toretto-s, duket se ka konfirmuar rolin e futbollistit me një foto në Instagram.
“Të gjithë e kërkuan, a do të jetë ai në mitologjinë e ‘Fast’… Duhet t’ju them se ai është legjendë. Ne shkruam një rol për të….”
Nuk dihet ende asgjë për rolin e yllit të futbollit pasi edhe ai vetë s’e ka konfirmuar ende, por admiruesit presin ende të mësojnë kur do të dalë filmi. Universal nuk ka caktuar akoma një datë.
Filmi i 11-të që mendohet të jetë i fundit i historisë së famshme do të rikthejë Dwayne Johnson (Luke Hobbs), Jason Statham (Deckard Shaw), Jason Momoa (Dante Reyes), Jordana Brewster (Mia Torretto), Michelle Rodriguez (Letty Ortiz) etj.
Në qershor, Diesel konfirmoi në FuelFest se roli i Brian O’Connor-it, i cili luhej nga i ndjeri Paul Walker, do të rikthehej gjithashtu.
Filmi i ri do të vijë nën regjinë e Louis Leterrier-it, i cili realizoi edhe “Fast & Furious X”.
The post Dyshja fantastike: Vin Diesel konfirmon rolin e CR7-s në “Fast & Furious” appeared first on Veriu.info.
