Spektakli i njohur “Big Brother VIP Albania” ka rënë në një skandal të ri, pasi fansat kanë vënë re një problem shqetësues në faqen e rezervimit të biletave.

Përdoruesit nga Kosova, që dëshirojnë të blejnë bileta për të ndjekur netët e spektaklit “Prime”, janë përballur me një problem të pazakontë: ata duhet të regjistrojnë rajonin e Serbisë për të përfunduar pagesën.

Ky detaj ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim të madh, duke ngritur dyshime mbi trajtimin e publikut nga Kosova nga ana e organizatorëve.

Disa përdorues e shohin këtë si një çështje teknike të sistemit të pagesave, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një gabim të rëndë që kërkon një reagim të menjëhershëm dhe një korrigjim të shpejtë.

Për momentin, nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga produksioni i “Big Brother VIP Albania”, ndërkohë që polemikat vazhdojnë të shpërndahen në rrjetet sociale.

The post E çuditshme/ Kosovarët duhet të regjistrojnë rajonin “Serbia” për të ndjekur live prime-t e “BBVA” appeared first on Veriu.info.