Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të “Big Brother Vip”, nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Mirëpo së fundmi ajo është rikthyer me një pyetje e cila ka zgjuar kuriozitet tek fansat. “Gjeni kush nga V I P-sat më ka block dhe pse”,- i ka pyetur Egla fansat e saj.

Përgjigjet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet dhe sigurisht shumica lidheshin me Big Brother, e jo vetëm edicionin e shkuar po dhe për personazhet e dy edicioneve të para. Nga Luizi, Olta, Iliri deri te “bashkëjetuesit” e saj për më shumë se 4 muaj përgjigjet janë parë si fyerje dhe ironii.

Kujtojmë që brenda shtëpisë së Big Brother, aktorja ka pasur përplasje të forta me shumë nga banorët. Mirëpo Egla akoma nuk e ka konfirmuar se kush i ka bërë bllok në rrjete sociale.

Edhe pse u bën 3 muaj nga përfundimi i “Big Brother Vip3”, ish-banorët e atij edicioni vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për publikun. Së fundmi është bërë e ditur se dy finalistët e “reality show-t” janë takuar në fshehtësi, pa i publikuar këto momente në rrjetet sociale. Bëhët fjalë për Juljan Dedën dhe Egla Ceno, për të cilët u fol se do të jenë drejtues të emisionit “Fiks Fare”, por që, në fakt, nuk ndodhi. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Blendi Salaj gjatë një interviste për “Wake Up”.