Në një provë mjaft të pazakontë për një natë finale, katër finalistët e Big Brother VIP Albania 4 janë vendosur sot përballë një sfide emocionale nga Vëllai i Madh: të japin opinionet e tyre për njëri-tjetrin dhe të shpjegojnë pse, sipas tyre, të tjerët nuk e meritojnë fitoren.

Egli, e cila ka krijuar një lidhje të afërt me Gjestin brenda shtëpisë, u shpreh me tone të drejtpërdrejta për të.

“Kontraditat që ka pasur nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve, absolutisht,” tha ajo, duke i vënë theksin mungesës së qëndrueshmërisë emocionale.

Ajo shtoi më tej: “Papjekuria emocionale për të kuptuar ndjesitë njerëzore, ndoshta nevoja për të qenë afër dikujt por mohimi i dikujt njëkohësisht që krijon një dilemë të madhe te dikush tjetër”. Sipas saj, Gjest ka treguar një sjellje që i ka shërbyer më shumë lojës sesa ndjeshmërisë ndaj të tjerëve.
https://youtu.be/aAsP4ACiOAQ

“Fakti që mund të ketë cenuar disa vajza me epitete të papërshtatshme edhe kur nuk kanë pasur asnjë qëllim erotik kundrejt tij”, përmendi Egli, duke përfunduar se motivi i tij kryesor ka qenë arritja e fitores, pa marrë parasysh dëmin emocional që mund të ketë shkaktuar gjatë rrugës.

Kjo provë solli një dinamikë të re në prag të finales, duke zbuluar jo vetëm strategjitë, por edhe ndjenjat e përziera që finalistët kanë ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/