Ish-finalistja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka emocionuar ndjekësit me një postim prekës të publikuar në rrjetet sociale në ditën e Kurban Bajramit.
Në këtë ditë feste, ajo ka vizituar varrezat për të kujtuar njerëzit e saj më të dashur që nuk jetojnë më, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen dhe mungesën që vazhdon ta shoqërojë.
Përmes një fotografie të realizuar pranë varreve të mbuluara me lule, ish-banorja e BBVK ka kujtuar xhaxhanë e saj, i cili humbi jetën tragjikisht disa muaj më parë në Gjakovë.
“Bajrami i parë pa agjin…”, ka shkruar ajo.

The post Elijona Binakaj shkon te varri i nënës, motrës e xhaxhait për Bajram: Çdo festë pa ju është më e vështirë appeared first on Veriu.info.
