Në kuadër të lojës Big Brother VIP Kosova, mbrëmë u zhvillua ceremonia e shumëpërfolur e “martesës” mes Elijonës dhe Klodit, një event që ngjalli interes të madh te publiku dhe banorët e shtëpisë.
Ceremonia u shoqërua me atmosferë festive dhe emocionale, ku pas “kurorëzimit”çift vallëzuan, ndërsa këngëtarja Yllka Kuqi performoi live këngën “Kurorëzimi i Dashurisë”, duke i dhënë momentit një ndjesi dasme të vërtetë.
Megjithatë, ndryshe nga pritshmëritë e shikuesve, puthja mes çiftit nuk ndodhi, pasi Elijona zgjodhi të mos e realizojë këtë gjest simbolik.
Festa vazhdoi normalisht me vallëzim, mbulim me para dhe krejt në fund prerjen e tortës.
Vëmendje të veçantë mori edhe Benita, e cila u shfaq e prekur emocionalisht për shkak të ndjenjave që ka shprehur më herët për Klodin.
Situata çoi në një debat të shkurtër mes saj dhe Elijonës, ku u shkëmbyen akuza për protagonizëm dhe vëmendje.
Yllka Kuqi, nga ana e saj, theksoi se ceremonia kishte emocione të sinqerta dhe vuri në pah kujdesin që Klodi tregonte ndaj Elijonës gjatë gjithë mbrëmjes.
Pas ceremonisë, Klodi reagoi edhe për puthjen e munguar, duke deklaruar se për të një puthje në ballë është më intime sesa një puthje në buzë.
Në tërësi, “dasma” e Elijonës dhe Klodit solli emocione, debate dhe momente që mbeten ndër më të komentuarat e spektaklit.
The post Emocione, debate dhe tensione: Çka ndodhi mbrëmë në dasmën e Elijonës dhe Klodit? appeared first on Veriu.info.
