Festivali “Sunny Hill”, një nga top 10 festivalet më të mira të muzikës në Evropë po vjen me një mundësi të re – pagesën e biletës 3-ditore të festivalit deri me 12 këste.

Pjesëmarrësit në “Sunny Hill”-it, të cilët ende nuk i kanë marrë biletat e tyre për edicionin e ri i cili mbahet prej 1 deri më 3 gusht, tani e kanë mundësinë që biletat e tyre t’i blejnë deri me 12 këste në të gjitha dyqanet e IPKO-s kudo nëpër Kosovë.

Të gjithë klientët e IPKO-s që aktivizojnë një nga pakot “Infinit” do të kenë mundësinë të blejnë biletën për “Sunny Hill”-in dhe ta paguajnë atë me 12 këste mujore, direkt përmes faturës së tyre telefonike.

The post Festivali “Sunny Hill” tani ofron biletat me mundësi pagese me këste appeared first on Veriu.info.