Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një nga momentet më të lumtura të jetës së tyre, pasi janë bërë prindër të një djali.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë artisti përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe emrin që çifti ka zgjedhur për vogëlushin.

Djali i tyre është pagëzuar me emrin Oz, ndërsa Mozzik i ka kushtuar një urim të veçantë, të mbushur me dashuri dhe bekime.

“U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!”, ka shkruar reperi.

Në mesazhin e tij, artisti ka treguar se prej kohësh kishte dëshiruar të bëhej baba i një djali, duke e përshkruar ardhjen e Ozit në jetë si një dhuratë të jashtëzakonshme.

Ky është fëmija i parë i Mozzik dhe Lotinës së bashku, duke shënuar një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se reperi është gjithashtu baba i Hanës, vajzës së tij nga lidhja e mëparshme me këngëtaren Loredana.

Me ardhjen në jetë të Ozit, familja e artistit është zgjeruar, ndërsa Mozzik tashmë është baba i dy fëmijëve.

Lajmi shënon një moment të veçantë në jetën private të reperit, i cili këtë herë ka zgjedhur ta ndajë lumturinë e tij me publikun përmes një dedikimi të ndjerë për të birin.

The post Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë appeared first on Veriu.info.