Dy banorët e BBVAlbania, Gjesti dhe Gerta Gixhari kanë nisur ditën e sotme (e mërkurë) me debate të ashpra.
Ka qenë banorja e cila i është vërsulur këngëtarit pejan për shkak të situatës së krijuar me Egli Takon.
Ajo e sulmoi vazhdimisht, derisa konkurrenti nga Peja ia preu, duke i thënë se nuk dëshiron të merret me të, Gjesti ia bëri të qartë se nuk është si ajo që krijon situata e drama vetëm për Prime.
“Nuk ma ndien mua edhe mos me dal hiç në Prime, më lër të qetë Gerta Gixhari. Më lër të qetë”, iu drejtua ai.
