Njëra prej studiove më të shquara të bukurisë në Kosovë, studio “Naimja” me udhëheqëse grimeren Naime Jakupi ka festuar 10 vjetorin e hapjes së biznesit.
Stafi i studios “Naimja” së bashku me udhëheqësen Naime Jakupi këtë datë të rëndësishme e kanë festuar në Stamboll, shkruan Veriu.info.
Ndryshe, në të kaluarën Naime Jakupi ishte shpërblyer me çmimin e Make Up artistes me të mirë në eventin’ International Cup 23 Eventi Beauty’ në Shqipëri.
Postimi i studios “Naimja”:
10 VITE TË STUDIO-S TONË 

Nga një ëndërr e vogël, në dy studio, një ekip i madh dhe një rrugëtim plot me kujtime e suksese. 
Sot, 10 vite më vonë, festuam jo vetëm një përvjetor, por gjithçka që kemi ndërtuar së bashku.
Dhe ku mund të ishte më bukur se në Stamboll, mbi Bosfor, duke festuar bashkë? 


10 vite besim, punë, dashuri dhe shumë momente që do të mbeten përgjithmonë në zemër.
Faleminderit ekipit tim për çdo hap të këtij rrugëtimi.
Gëzuar 10-vjetorin tonë! 

Kjo është vetëm fillimi… 
The post Grimerja e shquar Naime Jakupi feston 10 vjetorin e studios: “Kjo është vetëm fillimi…” appeared first on Veriu.info.
