Konkurrentja e “Ferma VIP” Alba Pollozhani, ka treguar kushtet që duhet të ketë partneri i saj.

Teksa ishte duke biseduar me fermerët e tjerë Alba ka renditur karakteristikat, duke u shprehur se ai duhet të jetë verior, mysliman dhe biznesmen.

“Duhet të jetë verior, mysliman se i përkas vetë fesë myslimane dhe pika tjetër biznesmen, e di pse? Sepse unë e kam në gjak biznesin, e kam studiuar dhe jam marrë gjithë kohës me biznes dhe unë e di se si është një mashkull i fushës së biznesit,” u shpreh Alba teksa shtoi se:

“Fjalën biznesmen të tjerët menjëherë e përkthejnë i pasur, multimiloner, multimiliarder. Jo more biznesmenin mund ta gjesh edhe me borxhe, minus”.

The post Habit konkurrentja e “Fermës VIP”: Burrin e dua mysliman dhe biznesmen appeared first on Veriu.info.