Në një rrëfim tronditës për Grida Duma Podcast, këngëtarja e njohur Elsa Lila ka treguar për herë të parë për humbjen e nënës së saj në vitin 1997, vetëm pesë muaj pas largimit nga Shqipëria me helikopterin e ambasadës italiane.
“Italia ishte burgu im i parë. Nuk më lejuan të kthehesha, kufijtë ishin të mbyllur. Doja vetëm ta shihja nënën, por nuk munda. E kam parë vetëm një gur kur u ktheva në tetor,” rrëfeu Elsa, duke kujtuar dhimbjen e madhe të atyre ditëve.
Këngëtarja tregon se edhe pas shumë vitesh, truri i saj nuk ka mundur të pranojë humbjen e nënës.
“E mendoj sikur është diku, në një kontinent tjetër, dhe po jeton jetën e saj,” – thotë Elsa, duke përshkruar ndjenjën e boshllëkut dhe mosrealizimit të humbjes së saj.
Rrëfimi i saj nxjerr në pah dhimbjen personale dhe pasojat psikologjike që sollën vitet e vështira të largimit dhe trazirat e Shqipërisë në vitin 1997.
Elsa Lila nuk flet vetëm për humbjen, por edhe për forcën e brendshme që i ka lejuar të vazhdojë jetën dhe karrierën e saj muzikore, duke ruajtur kujtimin e nënës me respekt dhe dashuri. /GazetaExpress/
The post “Italia ishte burgu im i parë” – Elsa Lila rrëfen dhimbjen pas humbjes së nënës në ’97 appeared first on Veriu.info.

 
                    