I pyetur se si e koncepton ai dashurinë e vërtetë, këngëtari Butrint Imeri, gjatë një interviste dha një përgjigje mjaft të ndjerë, duke theksuar se sipas mendimit të tij, dashuria duhet të jetë shumë e pastër, ku partnerët vlerësojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin, si dhe arrijnë të kuptojnë botën e secilit.
Megjithatë, të jesh në qendër të vëmendjes ka edhe anët e saj negative.
Artisti pranoi hapur se fama shpesh kthehet në pengesë për të gjetur një lidhje të pastër.
Ai rrëfeu se profesioni i tij e dëmton disi dashurinë, pasi puna me njerëz, koncertet dhe orët e vona sjellin mjaft probleme.
Kur ra fjala tek ajo që kërkon te një vajzë, Butrinti theksoi se përtej “aurës” që duhet të rrezatojë, pika e tij e dobët janë sytë. Sipas tij, një gjë që ka shumë kuptim te një vajzë janë sytë, ose më saktë, aftësia për të folur me sy.
Gjatë intervistës, ai nuk ngurroi të reflektonte edhe për gabimet e së kaluarës.
Kur u pyet se çfarë ka bërë në dashuri që nuk do ta përsëriste më kurrë, përgjigja e tij erdhi e prerë, duke pranuar se ka humbur shumë kohë me një person të gabuar.
Gazetarja e ngacmoi menjëherë duke e pyetur nëse vërtet nuk kishte vlerë ajo kohë, dhe Butrinti u përgjigj me sinqeritet se kur një marrëdhënie merr fund, vërteton që thjesht nuk ka vlejtur.
Këto eksperienca duket se e kanë bërë më të matur.
Ai tregoi se nëse më përpara vendimet në marrëdhënie i merrte me zemër, tani udhëhiqet plotësisht nga logjika.
Për të, respekti dhe besimi janë shtyllat kryesore, ndërsa shtoi se falë një intuite shumë të fortë, arrin ta kuptojë tjetrin që në hapat e parë.
Një nga momentet më interesante erdhi kur Butrinti u pyet për çmendurinë më të madhe që do të bënte në emër të ndjenjës.
Ai deklaroi se për hir të dashurisë do të ishte i gatshëm të linte anash dhe të hiqte dorë nga diçka shumë e bukur që ai e pëlqen mjaft.
The post Ja cila është gjëja më e çmendur që Butrinti do të bënte për dashurinë appeared first on Veriu.info.
