Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Eduard Kuçit nga Jozefin Marku dhe disa persona të tjerë, teksa ka ndarë pamje nga shoqërimi i këngëtarit në komisariat.
Sipas Policisë, pamjet janë filmuar pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa pas hetimeve u ndalua Jozefin Marku, 30-vjeç, i dyshuar për disa vepra penale, mes tyre heqje të paligjshme të lirisë, plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje.
Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se Jozefin Marku dhe persona të tjerë dyshohet se kanë dhunuar 26-vjeçarin Eduard Kuçi me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre.
“Ulu në gjunjë dhe kërko falje!” Dhunoi Eduart Kuçin, arrestohet Jozi Marku
Bluë bëjnë me dije se bashkë me këngëtarit është ndalur edhe një shtetas tjetër me inciale Kristjan Nikolli. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se banesën e këtij të fundit, u gjet i fshehur ne tualet Jozefin Marku.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve: Jozefin Marku, Anton Huli, Kevin Vuthaj, Dave Preçi, Klaudio Hyseni, Kristjan Nikolli.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të shtetasit Kristjan Nikolli u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni, si dhe automjeti tip “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarje.
The post Jozefin Marku u gjet i fshehur në tualet kur Policia e arrestoi, gjenden fishekë dhe sekuestrohet Land Rover appeared first on Veriu.info.
