Këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami, ka ndarë një rrëfim shumë emocional lidhur me vendimin e saj për të folur publikisht për fëmijët me autizëm.
E ftuar në emisionin festiv “Gjesi” në T7, të moderuar nga Fortesa Shala, Arta ka treguar se momenti kur ka vendosur të dalë hapur me historinë e saj ka qenë shumë i vështirë emocionalisht.
“Kam qajt shumë kur kam vendos me fol hapur për autizmin. Nuk ka qenë e lehtë, por kam dashtë me i ndihmu prindërit që po kalojnë nëpër të njëjtën situatë,” është shprehur ajo.
Arta tha se ndihet e përkushtuar që përmes zërit të saj të rrisë vetëdijen për fëmijët me autizëm dhe për sfidat që përballen familjet e tyre çdo ditë.
Ajo theksoi se shpresa, dashuria dhe pranimi janë çelësi për t’i dhënë mbështetje fëmijëve me nevoja të veçanta.
The post “Kam qarë shumë kur vendosa të flas hapur për autizmin” — rrëfimi prekës i Arta Bajramit appeared first on Veriu.info.
