Aktori shqiptar, Rezat Veleshnja ka vijuar me deklaratat e tij kundër Kosovës.

Në një pod-cast, Veleshnja deklaroi se Kosova nuk vlerëson artistët shqiptarë, madje ka thënë se gegërishten, Kosova e ka ngatërruar me serbishten, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Kosova Today”, Veleshnja tha se pavarësisht se në Shqipëri flasin italisht apo greqisht, sipas tij, Shqipëria nuk ka dalë nga lufta me Greqinë apo Italinë, siç thekson ai, si ka bërë Kosova me Serbinë.

Nue Oroshi thotë se barbarizmat duhet të largohen nga gjuha shqipe.

Nga ana tjetër, Altin Goxhaj tha se gjuha shqipe ka qenë shumë më e pastër në vitet e ’90-ta sesa në vitin 2025.

“Një artist, sidomos një artist i humorit gëzon luksin që të provokojë, dhe ai provokim është dashamirës, sepse është një kritikë cinike, që duhet t’i thirrur ndërgjegjes. Më Shqipëri është shumë më keq puna”, u shpreh Goxhaj.