Kiara Tito ka ndarë një mesazh domethënës në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth zgjedhjes mes krijimit të familjes dhe ndërtimit të karrierës.

E pyetur nëse në këtë moment do të dëshironte një fëmijë apo do të përqendrohej te karriera, Kiara dha një përgjigje që tregon se për të të dyja mund të ecin krah për krah, shkruan Indeksonline.

“As familja s’më ka penguar të bëj karrierë, as karriera të krijoj familjen. Kam arritur t’i bëj të dyja”, u shpreh ajo.

Me këtë përgjigje, Kiara përcolli mesazhin se familja dhe karriera nuk duhet të shihen domosdoshmërisht si dy zgjedhje që përjashtojnë njëra-tjetrën.

The post Kiara Tito habit me deklaratën për familjen dhe karrierën: “Kam arritur t’i bëj të dyja” appeared first on Veriu.info.