Familja e mirënjohur e estradës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, ka sot një arsye të madhe për të festuar.
Djali i tyre i vetëm, Platori, ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me partneren Tringën, pas një fejesë disa vjeçare.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Tringa përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në foto, çifti shihet duke nënshkruar dokumentet zyrtare të martesës.
Tringa shkëlqen e veshur me të bardha, ndërsa krahas fotos ka vendosur një mbishkrim plot stil: “Jam tepër bashkëshorte për të qenë thjesht një e dashur”.
Ky hap i rëndësishëm i çiftit ka sjellë menjëherë një lumë urimesh në seksionin e komenteve.
Mes tyre bie në sy urimi i vjehrrës së saj, këngëtares Mihrije Braha, e cila ka shprehur gëzimin e saj me fjalët “Urime” shoqëruar me shumë zemra dhe emoji të mbretëreshës
The post Kurorëzojnë dashurinë me martesë Platori dhe Tringa, ky është urimi i Mihrijës për çiftin appeared first on Veriu.info.
