Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, ka zgjedhur një mënyrë ironike për t’iu përgjigjur kritikave dhe komenteve që ka marrë ditëve të fundit.
Përmes një postimi në Instagram, ajo është shfaqur e buzëqeshur, ndërsa në sfondin e videos dëgjohen lehje qensh, duke i dhënë edhe më shumë nota ironike mesazhit të saj.
“A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, ka shkruar aktorja krahas videos.
Me këtë postim, Lubonja duket se ka zgjedhur t’i injorojë reagimet negative, duke iu përgjigjur kritikëve me humor dhe ironi.
The post “Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët appeared first on Veriu.info.
