Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Lela dhe Leo, kanë diskutuar ardhjen e motrës së Dianës në spektaklin e mbrëmshëm.

Leo u shpreh se nëse babai i kërkon Dianës që të ndërpresë rrugëtimin në format edhe Arioni do ta bëjë të njëjtën gjë.

“Dianës nëse i thotë babai i saj që të dalë edhe Arioni do të dalë direkt pas saj. Motra e saj po ashtu tregoi që loja me Arionin nuk po i pëlqen dhe normal kur është motra e atij mendimi përfshihet e gjithë familja”, tha Leo.

Ndërkohë që Lela u shpreh se nëse nuk i pëlqen Arioni motrës së Dianës nuk do të thotë se e gjithë familja janë kundër.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.