Banori i ri i shtëpisë, Lim Hoti, ka përcjellë një mesazh verbal nga jashtë për këngëtarin Labinot Rexha, gjatë një bisede të zhvilluar brenda ambienteve të shtëpisë.

Sipas videos, Lim Hoti e thërret Labinot Rexhën me mimika dhe i drejtohet me fjalët: “Ki të fala prej B.” Pas kësaj, Rexha e pyet nëse personi në fjalë ndodhet brenda, ndërsa Hoti i përgjigjet se jo.

Në vijim, Labinot Rexha e përqafon Lim Hotin dhe i drejtohet me shprehjen “BR”, duke shtuar më pas: “Tash ti e din që jam i fortë…”.

Sipas pretendimeve të përmendura në bisedë, mesazhi thuhet se vjen nga Brilant Bahtiri, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Qielli i Thyer”, i cili ndodhet ende në arrati. Bahtiri përmendet si djali i Shemsi Bahtirit, i njohur si figurë e lidhur me Vetëvendosjen.

Vlen të theksohet se Labinot Rexha në disa raste është parë në ndeja dhe evente muzikore që pretendohet se janë organizuar nga ky i fundit.

Video në link 👇

http://Lim Hoti i përcjell mesazh Labinot Rexhës, përmendet emri i Brilant Bahtirit

The post Lim Hoti i përcjell mesazh Labinot Rexhës, përmendet emri i Brilant Bahtirit appeared first on Veriu.info.