Linda Halimi ka ndezur rrjetin me një postim të ri në Instagram, ku përveçse është shfaqur me një set fotografish verore, ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat e saj në Kosovë.

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, e cila prej më shumë se një dekade jeton në Atlanta (SHBA) me bashkëshortin dhe vajzën e saj, ka bërë të ditur se këtë vit do të rikthehet në Kosovë për disa performanca.

“Gjendja ime pasi u rezervova për të performuar në 5 koncerte në Kosovë këtë vit”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e fotografisë, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

The post Linda Halimi sjell poza joshëse në bikini që sfidojnë imagjinatën appeared first on Veriu.info.