Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik “Cllevio”, është liruar nga burgu pas rreth gjashtë muajsh që nga ekstradimi i tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.
Muajin e kaluar, Cllevio ishte transferuar nga qelia në spitalin rajonal për shkak të një komplikacioni shëndetësor, që kërkoi ndërhyrje të specializuar mjekësore jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit.
Artisti u ekstradua nga Dubai më 25 tetor të vitit të kaluar, pasi kishte vuajtur gjashtë muaj burg në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç muzikës, ai njihet gjerësisht edhe si figurë aktive dhe shpeshherë polemizuese në rrjetet sociale.
The post Lirohet nga burgu reperi Cllevio, sonte pritet të bëjë veprimin që po e presin fansat e tij appeared first on Veriu.info.
