Ludo Lee, banori që nuk po i kursen askënd brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”, nuk ka kursyer as “shigjetat” drejt panelit të opinionistëve.
Në një bisedë që po bën xhiron e rrjetit, Ludo ka vënë në shënjestër këngëtaren dhe opinionisten e “BBVK”-së, Leonora Jakupi, duke vënë në dyshim peshën e fjalës së saj brenda këtij formati.
Gjatë një diskutimi me Londrimin, kur ky i fundit e pyeti nëse e kishte dëgjuar mendimin e Leonorës, Ludo u përgjigj me një dozë të fortë skeptiizmi:
“Çka din bre Leonora! Kurrë s’u kon “n’Big Brother”, mos bo hajgare”!
Ndonëse ai u mundua të tregonte një lloj respekti për figurën e saj si artiste, duke thënë se ka histori të madhe dhe e mban mend që nga koha e këngës “Drenica ka lind veç trima”.
Ky koment tregon qartë se Ludo e sheh Leonorën më shumë si një figurë të së kaluarës muzikore sesa si një autoritet që mund të gjykojë lojën e tij brenda shtëpisë.
Tashmë e gjithë vëmendja është te reagimi i Leonorës; a do ta kalojë ajo këtë koment me sportivitetin e një dive, apo do t’i kthejë një përgjigje “thumbuese” gjatë spektaklit live, duke i treguar Ludos se për të qenë opinionist i mirë nuk duhet domosdoshmërisht të kesh qenë banor?
The post Ludo Lee s’e kursen as opinionisten: “Çka din bre Leonora”! appeared first on Veriu.info.
