Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” është tashmë zyrtare dhe e pakthyeshme. Konfirmimi final ka ardhur nga dy figurat kryesore të formatit, moderatori Ledion Liço dhe producentja Sara Hoxha, duke i dhënë fund çdo aludimi dhe pritjeje nga publiku.

Gjithçka nisi me publikimin e një videoje ku Luizi shfaqej në dhomën e rrëfimit, një moment që mjaftoi për të ndezur rrjetin. Ledion Liço e shpërndau menjëherë këtë video në profilin e tij zyrtar në Instagram, në formë bashkëpunimi me Top Channel. Postimi u shfaq direkt në “feed”-in e moderatorit, duke vulosur zyrtarisht rikthimin e fituesit të “BBV2” në shtëpinë më të famshme në vend.

Ndërkohë, producentja Sara Hoxha ishte ajo që zbuloi edhe detajin më të rëndësishëm: kohën. Përmes një Instastory, ajo rishpërndau videon virale të Luizit, duke e shoqëruar me diçiturën në anglisht: “Someone’s back tomorrow” (Dikush rikthehet nesër). Ky mesazh i shkurtër, por domethënës, mjaftoi për të konfirmuar se rikthimi do të ndodhë shumë shpejt.


Me këtë konfirmim të dyfishtë, pritja merr fund. Luizi do të jetë nesër mbrëma sërish pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, i gatshëm për të trazuar ujërat dhe për të ndryshuar dinamikat e lojës. Deklarata e tij provokuese se “tani luftohet vetëm për vendin e dytë” ka rritur edhe më shumë kuriozitetin dhe tensionin.

Rikthimi i Luiz Ejllit pritet të sjellë emocione të forta, reagime të shumta dhe, mbi të gjitha, spektakël.

The post Luizi në “BBVA”, Sara Hoxha: Dikush rikthehet nesër appeared first on Veriu.info.