Ish-këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, është martuar në ditën e sotme (e diel).

Ai i ka dhënë fund beqarisë me një vajzë misterioze, ndonëse tashmë është distancuar nga jeta publike.

I njëjti ka kohë që është shkëputur për shkak të përkushtimit të tij ndaj fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.

Në një postim në InstaStory, ish-reperi njofton fansat se u martua sërish.

“Sapo u martuam”, ka shkruar ai.

Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli.

Së bashku kanë një vajzë të quajtur, Nina.

The post Martohet për herë të dytë Fero appeared first on Veriu.info.