Modelja Oriola Marashi para disa orësh ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie.
Në një postim në rrjete sociale, ajo ka treguar se është e dashuruar dhe po e lutet të dashurin që t’ia bëjë një foto, shkruan Insajderi.
“Unë duke e lutur të dashurin tim që të ma bëjë vetëm një foto të mirë, vajza a keni probleme edhe ju me këtë gjë apo vetëm unë,” ka shkruar Oriola. Që disa kohë është përfolur se Oriola është në lidhje, madje edhe e fejuar, por kjo është hera e parë që modelja e konfirmon vetë.


