Lotina Haziri ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për t’i uruar 31-vjetorin e lindjes partnerit të saj, reperit Mozzik.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga një moment i tyre privat, duke treguar edhe një herë anën e tyre më të afërt, shkruan Indeksonline.

Në fotografi, Mozzik shihet i shtrirë pranë Lotinës, ndërsa ajo e ka shoqëruar postimin me një dedikim të shkurtër, por mjaft domethënës: “Krejt çka du prej jetës sonë jetën”!

Urimi i Lotinës vjen si një mesazh i drejtpërdrejtë dashurie dhe tregon se ajo dëshiron ta ketë reperin pranë saj për gjithë jetën. Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht për shkak të fotografisë intime dhe mesazhit romantik./Indeksonline/

The post Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes appeared first on Veriu.info.