Këngëtarja Lora Braha ka folur për pasojat që i ka shkaktuar një aksidenti në kuzhinë.

Ajo ka treguar se për dy muaj nuk ka mundur të lëvizë si më parë.

“Kam filluar të rikuperohem, duke e marrë veten. Problemi i madh kaloi. Meqë kam përfunduar mirë, po më duket si ëndërr e keqe. Ka qenë aksident, ku jam rrëzuar në kuzhinë, duke pastruar në dollapët lart. Pas dy muajve me lëvizje të kufizuar, por që jam e mobilizuar me këtë korset të hekurit”, u shpreh Braha.

Artistja tregoi se edhe pse aksidenti ishte serioz, ka punuar për të rikthyer funksionet bazë të trupit.

“E mbaj mend që gishtat i kam lëvizur. E di që frymëmarrjen, kam punuar vet dhe shikueshmërinë. Emergjenca i dhanë të gjitha gjërat e nevojshme. Dy muaj regjim shtrati. Mjeku më tha ose ke lind në një natë të madhe ose ke bërë diçka shumë të mirë. Rastet e tilla mbeten 99 për qind në karrocë. Janë përkujdesur të gjithë”, ka shtuar ajo.

The post Motra e Mihrie Brahës flet për incidentin e rrezikshëm që ajo përjetoi appeared first on Veriu.info.