Kanë kaluar 30 ditë që nga një prej humbjeve më të mëdha në artin shqiptar këtë vit.

Më 26 nëntor, lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, tronditi opinionin publik.

Sot, në këtë muaj të parë të dhimbshëm, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka zgjedhur ta kujtojë artistin me një dedikim prekës në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram Story, Selvija publikoi një foto bardhë e zi që duket se nuk është parë më parë nga publiku.

Në imazh shfaqet Shpati në një moment intim dhe të ngrohtë me djalin e tyre të vogël, Roelin, duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Mbishkrimi i fotos është i shkurtër, por mbart gjithë dhimbjen e mungesës: “1 muaj pa ty ”.

The post Një muaj pa Shpatin, Selvija e kujton me foton prekëse appeared first on Veriu.info.