Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka bërë të ditur se do të organizojë një mbrëmje përkujtimore në nder të tij, ku do të kujtohet jeta dhe vepra artistike e artistit.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, familja Kasapi ka ftuar të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar këngëtarin që t’u bashkohen në këtë organizim.

Sipas njoftimit, përkujtimi do të mbahet të dielën, më 29 nëntor, duke filluar nga ora 18:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

The post Një vit nga vdekja e Shpat Kasapit, familja organizon një mbrëmje përkujtimore në nder të tij appeared first on Veriu.info.