Një nga emrat që ka marrë më shumë vëmendje në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova 4” është padyshim Dolce.

Ndonëse, modelja 30 vjeçare është përkujdesur që të mbaj sekret çdo gjë nga jeta e saj personale dhe e kaluara, Insajderi ka kuptuar se emri i vërtetë i saj është Valerja Xhekaj.

Modelja, e cila komentohet gjerësisht për pamjen e saj joshëse dhe stilin provokues, është bërë menjëherë një nga vajzat më të pëlqyera të sezonit.

Por, shumë pak dihet për të. Madje me emrin e saj të vërtetë nuk është gjetur asnjë gjurmë në internet. Duket se ajo është përkujdesur mirë që t’i fshi të gjitha arkivat se si është dukur në të kaluarën.

Që prej hyrjes në shtëpi, Dolce ka qenë në qendër të vëmendjes, veçanërisht për romancën e saj të re me banorin Eduard Kuçi.

The post Nuk është Dona, ky është emri i vërtetë i Dolcës appeared first on Veriu.info.