Shoqëria e famshme që njohim të gjithë nuk po kalon ditët e saj më të mira.

Prej kohësh po flitet për një ftohje mes Klodit, Londrimit dhe Elijonës, dhe ndonëse publikimi i projektit “Afterparty” të Londrimit solli disa komente e shpërndarje sa për të hedhur hi syve në rrjet, dyshimet nuk u shuan.

Epo, ku ka zë nuk është pa gjë. Nëse deri para nja dy javësh ata gjithsesi i ruanin takimet, tani ftohja ka kaluar në një tjetër nivel.

Burime për Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se aktualisht nuk ka fare komunikim mes tyre.

Mësohet se Londrimi është i hatërmbetur, sidomos me Klodin, dhe kaq ka mjaftuar për të ngrirë raportet. .

Megjithatë, ai po vazhdon me punën dhe pritet të publikojë klipet e radhës nga EP. Ndër to, njëri, siç është kuptuar në rrjete sociale do të sjellë Dolcen si protagoniste, në një video që premton të jetë sa sensuale aq edhe bombastike.

The post ‘Nuk flasin’, çka po fsheh ‘treshi përsheshi’ – dalin detajet! appeared first on Veriu.info.