Klodi ka reaguar publikisht pas ndarjes nga Elijona.

“Njerëz, ju dua shumë. Fatkeqësisht nuk di çka tjetër të shtoj. Do të doja shumë t’ju jepja përgjigje, por nuk i kam as unë për t’ju dhënë. Gjithsesi, dashnia dhe respekti prej anës time mbeten gjithmonë. Faleminderit shumë për përkrahjen”, ka shkruar ai.

Klodi ka mohuar pretendimet për tradhti apo keqtrajtim nga ana e tij.

“Për sa i përket teorive të shumta, më duket e kotë edhe që po më duhet t’i adresoj, por u bë pak e tepërt… Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time. Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time. Koha do të tregojë çdo gjë”, ka deklaruar Klodi.

Në fund të reagimit, ai ka falënderuar sërish ndjekësit për mbështetjen: “Ju dua.”

 

The post “Nuk ka pasur tradhti nga ana ime…”, vjen reagimi i Klodit pas ndarjes nga Elijona appeared first on Veriu.info.