Lidhjet brenda shtëpisë, ishin temë e një diskutimi mes Lelas dhe Xhenetës.

Problematika në këtë pikë, qe tek ndarja e shtratit, ku Lela specifikisht për Leon tha se ka bërë gjumë me të edhe para nominimit, transmeton klankosova.tv.

Kurse Xheneta i rrëfeu disa momente sesi e kishte këshilluar Gjestin për raportin ndaj Anës.

Tutje Lela foli edhe për ndjenjat që ka për Leon, derisa në debat u përfshi paksa edhe Drenusha.

”Unë kam shku me flejt te Leo siç edhe ai ka ardhë tek shtrati im me flejt”.

”Për mu nuk është diçka e keqe, se nuk kena bo send keq”.

”Unë nuk kam thënë asnjëherë që ‘Leo nuk më pëlqen’ ”.

Derisa Xheneta tentoi ta qartësojë më shumë përgjigjien, e pyeti nëse Leo është i duhuri që mund ta shihte si partner, Lela iu përgjigj me: Po është.