Bullgaria është shteti që fitoi vendin e parë në Eurovison.25 artistë ia mësynë skenës së Eurovisionit në natën finale që u zhvillua në Austri, ndërsa Shqipëria u rendit në pozitën e 13-të me përformancën e këngës “Nan” nga Alis Kallaçi.
Për këtë, në emisionin Weekend në Klankosova, gazetari nga Shqipëria, Elton Tozaj, tha se përformanca, kënga dhe teksti ishin fantastik, por ka një problem dhe sipas tij, ai është që i përket vetëm shqiptarëve.
“Si përformancë ishte fantastike, si këngë ishte fantastike, si tekst është fantastik, por ka një problem shumë të madh, është një tekst dhe këngë që na përket vetëm neve shqiptarëve. Është vite më parë. Evropa neve nuk mund të na përfarojë këtë këngë”, ka thënë Tozaj.
Ai poashtu bëri një krahasim se si shtetet skandinave ua dhurojnë fqinjëve të tyre votat, ndërsa sa i përket Shqipërisë tha se fqinjët nuk na duan.
The post “Nuk na duan”, gazetari reagon ashpër ndaj vlerësimit të Shqipërisë në Eurovision appeared first on Veriu.info.
