Merr fund shoqëria e mikeshave të ngushta të Big Brother VIP Kosova!
Dy emra që pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend treguan një shembull të rrallë afërsie, sot po përballen me një realitet tjetër. Ata që i ndoqën hap pas hapi në Big Brother VIP Kosova, e dinë mirë se sa shumë u forcua dhe u konsolidua miqësia mes tyre jashtë kamerave gjatë vitit të shkuar duke u bërë pothuajse të pandashme.
Por, siç ndodh rëndom, dinamikat e jetës ndryshojnë.
Prive By Liberta Spahiu mëson se kjo miqësi e fortë, tashmë ka marrë fund krejtësisht. Po flasim pikërisht për Dianën dhe Bay T.
Burimet tona bëjnë të ditur se ftohja mes tyre ka qenë graduale, deri në pikën sa së fundmi vajzat kanë hequr njëra-tjetrën edhe nga rrjetet sociale. Nuk bëhet fjalë për ndonjë sherr apo dramë të madhe, por thjesht për një distancim gradual mes tyre. Ky rast na kujton se ndryshimet e raporteve pas ekranit nuk janë risi, pasi pak kohë më parë, raportuam edhe për fundin e miqësisë mes Kaderit dhe Shqipes nga edicioni i dytë.
Sot, rrugët e tyre janë ndarë plotësisht dhe ato s’flasin me njëra-tjetrën. Bay T po shijon suksesin në muzikë me koncerte ndërsa Diana është fokusuar në punë, jetën private dhe në super investimin që po bën për shtëpinë e saj të re në Prishtinë në një nga zonat më elitare
The post Nuk pritej, prishen shoqet e ngushta të BBVK? appeared first on Veriu.info.
