Producentja e Big Brother VIP Kosova 5, Olsa Muhameti, ka ndarë detaje të reja për sezonin e ardhshëm të BBVK në “Prive Summer” në Klan Kosova.
Ajo ka treguar se përzgjedhja e banorëve është ende në proces, ndërsa deri tani janë 25 personazhe në listën e produksionit.
“Është akoma herët. Deri tani në mur janë 25 personazhe, do të shkojë numri më shumë”, ka deklaruar Muhameti.
Sipas saj, BBVK 5 do të ketë rreth 20 banorë, ndërsa producentja ka paralajmëruar një sezon interesant për publikun.
“Jam kaq e çlodhur dhe kaq e fokusuar tek puna. Tash e njoh dhe e dua Kosovën më shumë se çdo herë tjetër, kështu që ruhuni këtë sezon”, është shprehur ajo.
The post Olsa Muhameti zbulon detaje për BBVK 5: Ruhuni! Deri tani kemi 25 personazhe appeared first on Veriu.info.
