Pas finalës së “Big Brother VIP Kosova”, ku fitues u shpall Londrim Mekaj, ka reaguar producentja e formatit, Olsa Muhameti.

Ajo e cilësoi këtë sezon si një nga sfidat më të vështira në aspektin profesional.

“Ky Big Brother ka qenë rrugëtimi im më i vështirë profesional… dhe ajo që ndiej sot është vetëm mirënjohje për këdo që besoi tek unë. Falemnderit të gjithëve për këtë sezon të jashtëzakonshëm! Falemnderit ZOT. Ma, ja dola!”, ka shkruar Muhameti.

The post Pas finales së Bigut, Olsa Muhameti habit me reagimin appeared first on Veriu.info.