Reperi i njohur Don Xhoni ka reaguar publikisht pas një incidenti të ndodhur gjatë koncertit të tij në Gjakovë, ku u incizua duke pasur një përplasje verbale me një person nga publiku.
Pasi pamjet e incidentit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe nxitën reagime të shumta, reperi shfrytëzoi llogarinë e tij në InstaStory për të kërkuar ndjesë publike, duke pranuar se nuk e menaxhoi situatën në mënyrën e duhur.
Mesazhi i reperit për fansat
Përmes një shkrimi të shkurtër, ai sqaroi se reagimi erdhi si pasojë e një ngacmimi nga publiku, por se pavarësisht kësaj, sjellja e tij nuk ishte profesionale:
“Dje n’Gjakovë, gjatë performancës e pata ni reagim t’gabum ndaj ni personi n’publik, pas ni gjesti plot t’pahijshëm n’moment drejt meje. Pavarësisht çka ka ndodh, reagimi jem nuk u ka hije i duhuni edhe për këta kërkoj falje. Respekt për krejt ata që kanë ardh aty edhe që gjithmonë m’kanë përkrah”, ka shkruar Don Xhoni.

The post Pas incidentit me fansin në Gjakovë, reagon Don Xhoni appeared first on Veriu.info.
