Pasi u lirua Noizy, me një paralajmërim se do të rikthehet fuqishëm ka dalë edhe Stresi.
Ai nëpërmjet një videoje, nga koncertet e tija, ka paralajmëruar se se do të rikthehet së shpejti dhe më të fortë se kurrë.
Kujtojmë që Stresi po kërkohet nga Policia e Kosovës për një rrahje që ka ndodhur në Pejë, për të cilën ngjarje paraprakisht ishte arrestuar dhe liruar me kusht, pas dorëzimit të garancisë, edhe reperi Noizy./TV21